Messi nuk planifikon largimin nga PSG për rikthimin te Barcelona

34-vjeçari është duke hasur probleme për jetën në “Parkun e Princave”, duke kontribuuar me gjashtë gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Në ditët e fundit është sugjeruar që familja e Messit dëshiron rikthimin te Barcelona, pasi nuk është përshtatur në jetën në Paris.

Sidoqoftë, sipas ‘The Sun’, argjentinasi nuk konsideron rikthimin në klubin katalunas, se paku jo në verën e ardhshme.

Messi do t’i qëndrojë besnik “Parisenëve” edhe për dy vitet e fundit, me kontratën që i skadon në edicionin 2023/24.

Sulmuesi pritet të rikthehet këtë muaj në fushë pasi së fundmi ishte prekur nga COVID-19.