Alec Baldwin ia ka dorëzuar telefonin e tij celular zyrtarëve të zbatimit të ligjit, si pjesë e hetimit të tyre për vrasjen fatale të kineastes, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust”, tha zyra e Prokurorit të Qarkut në Santa Fe.
Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua teksa Baldwin, 63 vjeç, po provonte një armë mbështetëse në xhirimet e filmit “Rust” në tetor të vitit të kaluar.
Zyra e Sherifit të Santa Fe konfirmoi se aktori ua kishte dorëzuar pajisjen autoriteteve pranë shtëpisë së tij në New York.
Foto: Reuters
Ndërkohë në fillim të kësaj jave policia tha se aktori nuk po bashkëpunonte me hetimin, shkruan BBC.
Zëdhënësi i Sherifit të Qarkut Santa Fe, Juan Rios i tha Los Angeles Times të premten se policia synon të mbledhë të dhëna si mesazhe me tekst dhe posta zanore nga celulari si pjesë e hetimit të tyre për incidentin.
Aaron Dyer, avokati i Baldwin, tha se klienti i tij e kishte kthyer vullnetarisht telefonin.
“Por kjo çështje nuk ka të bëjë me telefonin e tij dhe nuk ka përgjigje në telefonin e tij. Alec nuk ka bërë asgjë të keqe”, deklaroi ai.
Ndërsa një padi kundër Baldwin pretendon se një skenari i filmit nuk kërkonte që ai të qëllonte me armë kur qëlloi për vdekje Hutchins.
Avokatët që trajtonin veprimin ligjor e përshkruan sjelljen e Baldwin dhe producentëve të filmit si “të pamatur” dhe i akuzuan ata se nuk respektuan protokollet e sigurisë.