Katalunasit para disa ditëve rinovuan me francezin në mënyrë që të regjistrojnë Ferran Torres në La Liga, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, pavarësisht që pranoi zbritje page, asgjë s’ka ndryshuar në statusin e Umtitit te Barceona.
Sipas RMC Sport, fituesi i Kupës së Botës dëshiron të luajë futboll rregullisht për pjesën e mbetur të sezonit, andaj është i hapur për largimin nga “Camp Nou”.
Raporti shton se skuadrat në Premierligë, Seria A dhe La Liga janë gati të negociojnë me Barcelonën në javët e ardhshme, skuadër që pranon ta huazojë ose shesë.