Shkurte Gashi merr dhuratë luksoze nga burri i saj

Por tashmë kur disa gjëra janë bërë publike, ajo nuk mund t’i shmanget edhe vëmendjes nga mediat, shkruan lajmi.net.

 

E së fundi vëmendje ka marrë edhe befasia e bashkëshortit të saj Alberti.

Këngëtarja pranoi një orë të markës Rolex e që padyshim ato konsiderohen tejet luksoze dhe të kushtueshme.

Ajo e ndau këtë me ndjekësit në Instagram dhe e falenderoi burrin e saj publikisht.

Alberti dhe Shkurta janë prindër të një djali të quajtur Mal.

Kujtojmë se Shkurta është njëra ndër këngëtaret më të paguara të estradës shqiptare./Lajmi.net/