Janë arrestuar dy vajza sepse dyshohet se e rrahën një tjetër në rrugën Konferenca e Bujanit në Pejë.
Policia në raportin 24 orësh raporton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë edhe trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Pas trajtimit mjekësor viktima është intervistuar dhe e njëjta ka deklaruar se incidenti ka ndodhur për shkak të disa ofendimeve që kishin pasur ndërmjet vete të dyshuarat me viktimën,” thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.