Ribery iu ofrua skuadrës braziliane, reagimi i presidentit të klubit ishte brutal

Franck Ribery është duke shikuar të gjitha opsionet që të largohet nga Salernitana.

Presidenti i Ceara Sporting Club ka thënë se klubit brazilian i është ofruar mundësia për të nënshkruar me yllin francez.

Megjithatë, ai ka treguar se cili ishte reagimi i tij në momentin kur një ofertë e tillë iu bë atij.

“Ata më telefonuan dje dhe më ofruan shansin për të nënshkruar me Franck Ribery”, ka thënë Ceara.

“As që e dija se ai është duke luajtur akoma”, shtoi tutje ai.

Ribery ka bërë 12 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke kontribuuar me dy asistime, por akoma nuk ka gjetur rrjetën.