Alarmohet Chelsea – kjo është situata me Dest

Sergino Dest vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Chelsea.

Mbrojtësi amerikan nuk ka pasur aventurën më të mirë të mundshme në ‘Camp Nou’ dhe skuadra janë gati ta shesin kartonin e tij.

Interesim për lojtarin ka ardhur nga Premier League, saktësisht nga ‘Blutë’, por nuk ka akoma diçka konkrete.

Mirror raporton se Chelsea do të mësojnë këtë javë përfundimisht nëse Barca do ta shes lojtarin ose jo.

Dest thuhet se preferon qëndrimin te Barca, por ai është i hapur për të kaluar te Chelsea, nëse këta të fundit bëjnë ofertën.