Kumanovë, foshnja e parë në vitin 2022 është djalë, lindi më 2 janar

Foshnja e parë në vitin 2022 ka lindur dje pasdite në repartin për gjinekologji në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

Foshnja është e gjinisë mashkullore dhe ka lindur në ora 16.55. Bëhet fjalë për fëmijën e katërt të familjes Sinani.

Fëmija dhe nëna e tij janë vizituar nga një delegacion i Komunës së Kumanovës.

Në vitin 2021 në Kumanovë kanë lindur 933 fëmijë.