Shqipëri: Mbi dy mijë fluturime të anuluara

Drejtori i përgjithshëm i Eurocontrol, agjencisë europiane për sigurinë e fluturimeve, Eamonn Brennan  ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 Shqipëria  është prekur nga -8 përqind nga anulimet e fluturimeve si pasojë e COVID-19.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Klankosova.tv.

Brennan  publikoi edhe raportin vjetor të Eurocntrol, ku thuhet se në Shqipëri në vitin 2021, krahasuar me vitin 2019 pati vetëm 2000 anulime fluturimesh.

Ky raport rendit në vend të parë me 1,3 milion fluturime të anuluara Britaninë e Madhe pasuar nga Gjermania me 1 milion.