Juve shtynë për transferimin e Zakaria, synohet shitja e Ramsey e Arthur

Ylli zviceran i Bundesliga, Denis Zakaria është dëshirë e disa skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Juventusin.

Anëtari i Borussia Monchengladbach është në mesin e prioriteteve te Juventus, bën të ditur Calciomercato.

Zonja e Vjetër po bën gjithçka që të shes Aaron Ramsey dhe Arthur për të kompletuar transferimin e Zakaria, përcjell lajmi.net.

Allegri e sheh të domosdoshëm përforcimin e mesfushës dhe anëtari i Gladbach shihet si njeriu i duhur për këtë.

Mbetet të shihet nëse Juve do të sigurojë hapësirë në paga për Zakaria.