Man United nuk dëshiron ta përsëris gabimin me Pogba siç bënë me De Gea

Me vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur, Man United nuk mendon të përmirësojë ofertën, siç bënë para disa viteve me David de Gea, që konsiderohet si gabim nga bordi, andaj nuk do veprojnë njëjtë me francezin, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Athletic’, “Djajtë e Kuq” janë penduar që e bënë spanjollin lojtarin më të paguar në skuadër, duke i ofruar kontratë në vlerën e 87 milionë eurove.

Klubi ishte duke negociuar me De Gea për anën financaire, pasi që atë kohë i skadonte kontrata dhe kështu portieri përfitoi nga situata, duke kërkuar pagë të majme.

Prandaj, Man United nuk mendon ta përsëris të njëjtin gabim, këtë herë në rastin e Pogba, i cili nuk ka shfaqur interesim për të rinovuar kontratën.

Ndërkohë, për Pogba kanë interesim klubet si Barcelona, PSG dhe Juventus, derisa Real Madrid që e kërkoi për disa vite nuk është më i interesuar.