E papritur, Real Madrid ofron shkëmbimin Hazard – James

“El Nacional” raporton se “Los Blancos” duan ta rikthejnë belgun te “Blutë” si pjesë e marrëveshjes për James, transmeton lajmi.net.

Real Madrid dëshiron të investojë në një mbrojtës krahu të djathtë që të luftojë me Dani Carvajal për pozitën e titullarit, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Perez transferimin e anglezit.

Perez shpreson të gjejë dy zgjidhje, fillimisht duke larguar Hazardin e pastaj nënshkruar me James.

Sidoqoftë, presidenti i Chelseas, Roman Abramovich do ishte i lumtur për rikthimin e Hazard, mirëpo nuk pranon që ta humbas James, të cilin e sheh si ylli i ardhshëm.