Juventus i hapur që të nis negociatat për huazimin e Aubameyang

Sipas “Tuttosport”, Barcelona do këtë rivalitet nga Juve, të cilët e duan gabonin qysh nga afati kalimtar dimëror, përcjellë lajmi.net.

Aubameyangut iu hoq shiriti i kapitenit nga Mikel Arteta shkaku i problemeve disiplinore, derisa as nuk është ftuar në tre ndeshjet e fundit.

Juve sapo të hapet afati kalimtar dimëror, do provojë të nis negociatat me Arsenalin që të huazojnë Aubameyangun me opsion blerje në fund të sezonit.

Kontrata e 32-vjeçarit me “Topçinjtë” skadon në vitin 2023, por asnjëherë nuk arriti të gjejë formën që kishte para se të nënshkruante rinovimin e kontratës.