Beatrixa flet për babain e saj: Ka ndërruar jetë në duart e mia

Ajo u përfol shumë për lidhjen e saj me Donaldin të cilën e krijoj pas hyrjes brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Beatrixa ka vazhduar të qëndrojë e heshtur dhe larg debateve.

Por tashmë ajo ka zgjedhur të flasë dhe mandje ajo ka rrëfyer rreth ngjarjes së hidhur lidhur me vdekjen e babait të saj.Beatrix tha se i ati ka ndërruar jetë në duart e saj, dhe ajo shpesh herë e kujton atë dhe ndjen mungesë e tij.

“Ishin hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi jo thash unë, nuk largohen nga këtu, e kisha kapur dorën e tij, tha bëni ju çfarë të doni unë do të rri këtu. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në duart e mia, nuk e përshkruaj dot nuk di se ku e gjeta forcën…Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka, edhe e vogël kur isha e ngacmoja”, ka treguar Beatrix.

 

Ndërkohë, kujtojmë që romanca e saj me Donaldin po bëhet çdo herë e më e fortë, ata madje në spektaklin e së premtes deklaruan se e duan njëri-tjetrin pavarësisht se të tjerët mund të jenë kundër lidhjes së tyre.