Më 13.12.2021 në ora 21.40 në objekt hotelerik në rrugën “Prashka” në Shkup, është arrestuar K.D.(39) nga Shkupi.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ai kërkohej pas katër fletëarresteve, pas urdhrave të lëshuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje”, “vjedhje e rëndë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
“Të njëjtit i qe parashtruar edhe masa e paraburgimit pas katër urdhrave. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron më tej në njoftim, transmeton TV21.