Spasovski: Bëmë kthesë ekonomike për dy vjet e gjysmë

Pas udhëheqjes prej dy vjet e gjysmë të politikës së fuqishme dhe me përgjegjësi bëmë kthesë ekonomike, shkroi mëngjesin e sotëm Oliver Spasovski në faqen e tij zyrtare në “Fejsbuk”.
Spasovski thekson se paga minimale është rritur në 14.500 denarë, mesatarja në 25.787, ndërsa papunësia është ulur në 17,1 për qind.
“Nga BPV-ja prej – 1,8 për qind arritëm vlerë mesatare të BPV-së prej 3,5 për qind. Nga paga minimale prej 9.000 denarë, tani kemi pagë minimale prej 14.500 denarë, ndërsa ajo mesatare është 25.787 denarë. Papunësia në tremujorin e tretë të vitit 2019 është ulur në rekordin më të ulët 17,1 për qind”, shkroi Spasovski.