Kompania turistike “Besa trans” Shkup ka publikuar telegram ngushëllimi për tragjedinë në Bullgari.
Kjo kompani, autobusi i të cilës u aksidentua gjatë kthimit nga Turqia, thotë se janë në bashkëpunim me organet kompetentet në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për të gjetur shkaqet.
Kujtojmë se në aksident humbën jetën 46 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, transmeton TV21.
Telegram ngushëllimi i “Besa trans” Shkup:
Telegram Ngushëllimi
Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin pasagjerët tanë dhe stafin e agjencisë Besa Trans në Shkup.
Kompania është ne bashkëpunim me organet kompetente te R. Bullgarisë dhe R.V. Maqedonisë me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt. Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë. Qofshim nën mbrojte te Zotit.