Familjarët e viktimave, mund të hyjnë në Bullgari pa dokument për virus

Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit të rëndë do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokument për Kovid-19.

Nga autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për Kovid-19, kumtoi Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhim Kufitar.