Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska do ta ndërpresë marrëveshjen për stolisjen e qytetit, shkruan SDK, transmeton TV21.
Siç shkruan portali, marrëveshja do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike dhe kufizimet e mundshme në furnizimin me energji elektrike.
Kujtojmë se marrëveshja për zbukurimin e qytetit është nënshkruar nga ish-kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov me kompaninë “Link Media Plus” dhe do të kushtonte rreth 240 mijë euro./TV21