Dy persona janë privuar nga liria në Tetovë pasi gjatë kontrolleve policia u ka gjetur lëndë narkotike.
Më 5 tetor, rreth orës 21:20 dhe 21:55, pjesëtarë të ekipit mobil „Task Force“ pranë SPB Tetovë kanë arrestuar B.R. (20) dhe D.S. (50), të dy nga Tetova, përcjell gazeta Lajm.
Gjatë kontrollit të B.R. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa te D.S. është gjetur dhe konfiskuar heroinë.
Të dy personat janë mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngritën kallëzime përkatëse.





