Mbi 36 mijë të vaksinuar me dozën e tretë në Maqedoninë e Veriut

Autoritetet shëndetësore në vend njoftojnë se në dy ditët e fundit janë vaksinuar 9.009 qytetarë, 1.873 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, 1.580 janë rivaksinuar, kurse 5.536 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 806.781 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 777.655 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 36.424 qytetarë.

“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend kanë marrë dy doza vaksine”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.