Christian Eriksen ka mbërritur në Milani me aeroplan privat, ku do t’iu nënshtrohet sot testeve mjekësore, para se ta kompletojë kalimin në Inter nga Tottenham për 20 milionë euro.
Ai u prit në aeroport nga menaxheri i ekipit të Interit, Mattia Tagliacarne dhe një grup gazetarësh, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi i Danimarkës fluturoi nga Londra pas një jave negociatash të tensionuara mes dy klubeve.
Marrëveshja për të u arrit në fundjavë për 20 milionë euro.
Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, kishte shpresuar ta bindë Tottenhamin ta ulë çmimin e 27-vjeçarit, duke ditur se ai do të ishte lojtar i lirë pas gjashtë muajve, por klubi anglez refuzoi dhe ia arriti qëllimit.
Eriksen është blerja e tretë e Interit nga Premierliga në janar, pas Ashley Young që erdhi nga Manchester United dhe Victor Moses nga Chelsea. /Gazeta Express/
📣📣📣 #Inter, ecco #Eriksen: il grande colpo nerazzurro è atterrato a Milano
📽 @Ale_Rimi pic.twitter.com/ZvB0cB3GJK— Tuttomercatoweb (@TuttoMercatoWeb) January 27, 2020