Ademi braktisë Dinamon transferohet te Al Nasr

 

Kapiteni i Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, po largohet nga skuadra e tij.
Futbollisti shqiptar do të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, në klubin Al Nasr, ku është trajner Krunoslav Jurcic.
Lajmi është publikuar në mediat kroate. Mësohet se Ademi është marrë vesh për kushtet e tija dhe tani i mbetet Dinamos të vendos, pasi lojtari është nën kontratë.
Megjithatë, Dinamo nuk do ti bëj asnjë problem.
Për të “kaltërtit”, Ademi ka luajtur 252 ndeshje dhe ka shënuar 22 gola.