“Medo” është emri i koduar i administratorit të grupit në aplikacionin telekomunikues Telegram, i cili, këtë fundjavë, e shokoi opinioni publik në RMV, pasi u zbulua se kishte video pornografike dhe foto të vajzave nga Maqedoniae Veriut, disa prej tyre edhe në moshë të mitur. Grupi “Dhoma Publike” (Javna soba), i cili numëronte më shumë se 7.400 anëtarë, filloi të tkurret këto ditë pasi MPB konfirmoi se do të hapte një hetim, i cili më pas u riemërua si grup “Vetëm për të rritur” dhe më pas pat tentativa për t’u fshirë.
Ky grup edhe më tej vazhdon që të jetë publik, por në të janë fshirë të gjitha postimet, shkruan in7.
Siç njoftojnë mediat në gjuhën maqedonase, administratori i grupit, i cili është rreth 40 vjeç, thotë se grupi u themelua fillimisht me një qëllim, pastaj i humbi kontrolli dhe u shndërrua në diçka tjetër, pa asnjë mundësi që të fshihet.
Mediat në gjuhën maqedonase thonë se nuk e kanë të njohur emrin e vërtetë të administratorit, por potencojnë se ai ka tentuar edhe që ta fshijë grupin nga rrjeti social Telegram, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi tani është në duart e anëtarëve që kanë postuar aty foto eksplicite të vajzave nga RMV-ja, njofton in7.
“Ne donim të bënim një grup ku do të postoheshin video dhe klipe argëtuese dhe në asnjë mënyrë nuk donim që të ketë përmbajte të këtilla. Ne e bëmë atë, që ishte një grup videosh qesharake, dhe theksuam që është për anëtarët mbi 18 vjeç, pasi të gjithë nën 18 vjeç kanë Instagram. Ishte një grup privat që nuk mund ta gjesh përmes një motori kërkimi përveç nëse dikush ju shtoi dhe akoma është ashtu. Por një administrator shtoi një anëtar, një tjetër shtoi një të tretë, dhe për dy ditë grupi kishte gati 500 anëtarë, nuk kërkohej të dhëna personale nga anëtarët e grupit, pasi kjo do të shkelte nenin 149 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Kështu që vendosa ta fshij grupin sipas udhëzimeve të sakta të Telegramit ”, thotë administratori për mediat në gjuhën maqedonase, transmeton in7.
Ai thotë se disa ditë edhe vet nuk e kishte hapur grupin, duke menduar se i njëjti ishte fshirë, por kur njëri nga anëtarët i ka shkruar që të fshijë një foto eksplicite të postuar aty, sipas tij, kishte kuptuar se si qëndron puna me grupin.
“Pastaj ai më dërgoi një lidhje nga grupi dhe unë pashë që ai ende funksionon dhe se tashmë kishte arritur në mbi 1.000 anëtarë, disa prej të cilëve kishin postuar përmbajtje eksplicite. Unë e fshiva përsëri, por pashë që kur klikova në lidhjen. grupi nuk ishte fshirë, dukej sikur asgjë nuk kishte ndodhur, kurse në grup kishte gjithçka për çka edhe flitet. Kisha menduar që kur të fshish diçka, ajo do të largohej përgjithmonë nga atje, rregullova parametrat për të mos kujtuar asnjë histori, fillova të fshija anëtarët një nga një, por ishte gjithçka e kotë, ata shtuan njëri-tjetrin dhe numri tashmë kishte arritur 5,000, ”thotë ai.
Administratori gjithashtu thotë se ka fshirë edhe llogarinë e tij në rrjetin social “Telegram”, por edhe kjo ishte habitshme. Kur ai ishte ribashkuar përsëri, ai kishte vërejtur se grupi ishte akoma aktiv, numri i anëtarëve tashmë kishte arritur në 7,000, dhe kur ai kishte vendosur që ta çaktivizonte atë, grupi kishte ndaluar për një kohë të shkurtër, rreth një orë, dhe pastaj ishte riaktivizuar përsëri.
“Unë nuk dua dhe refuzoj që të dëmtoj dikë, nuk dua dhe nuk rrezikoj asnjë privatësi të dikujt. Unë nuk dua që ky grup të ekzistojë tashmë sepse qëllimi fillestar nuk ishte fare ky qëllim që ka tani ai grup, tani është jashtë kontrollit”, thotë ai.
Të gjithë administratorët tani janë larguar nga grupi, kështu që tani funksionon virtualisht në vetvete dhe ka rreth 4,700 anëtarë. Ata tashmë po negociojnë dhe po kalojnë në një platformë të re, Discord, ku planifikojnë të vazhdojnë “aktivitetet” e tyre. Ndërkohë, përveç fotove pornografike, anëtarët ndajnë edhe foto dhe përvoja me ilaçe të ndryshme.
Mbetet e paqartë nëse Ministria e Brendshme, e cila thotë se është duke punuar në këtë çështje, do të jetë në gjendje të pezullojë grupin, pasi Telegram është një aplikim rus në Internet me rregulla të rrepta të lojës. Por edhe nëse merren masa, mbetet e hapur që mbyllja e një grupi kur ai më ka marrë furi të paparë, ndërkohë ekziston mundësia që grupet e tjera të ndajnë përmbajtje të ngjashme, duke marrë mësim nga ky grup.
Interneti duket se është i pamundur të jetë një vend privat për të shkëmbyer intimitet, biseda dhe foto, pasi mundur që ai të shpërndahet pa leje të mëtejshme. Traumat që mund të pasojnë, veçanërisht në mesin e grupmoshave të mitura, mund të shkaktojnë shumë dëm, kjo as që diskutohet, kështu që “Dhoma publike” e Telegramit duhet të zgjojë si institucionet ashtu edhe prindërit dhe ata të ndërmarrin diçka për të parandluar dukuri të këtilla të cilave po e minojnë shoqërinë, vlerat e së cilës gjithnë e më shumë po shkatërohen dhe po zëvendësohen nga antivlera.