Pas numërimit të 99,58 të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Prishtinë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42,26 pëqind, ose 35.243 vota, pasuar nga Përparim Rama i LDK-së me 29.34 përqind apo 24.474 vota.
Ndërsa, Uran Ismaili i PDK-së ka fituar 18.023 vota me21,61%, kurse u katërti renditet Daut Haradinaj (AAK) me 3.850 vota ose 4,62%.
Mbi 90% të votave të numëruara në Prishtinë: Vitia 42.32%, Rama 29.24%, Ismaili 21.72%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 90.12 për qind të votave në kryeqytet.
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 42.32 për qind. Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 29.24 për qind.
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.72 për qind. Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.53 për qind.
Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.90 për qind. Avni Çakmaku nga FJALA 0.17 për qind dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.11 për qind.
***
Vazhdon të prijë në kryeqytet Arben Vitia. Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar rreth 40% e votave, kandidati i VV-së ka fituar 42,82%, përcjell Bota sot.
Përparim Rama nga LDK ka pësuar rënie me 28,99% të votave, ndërsa Uran Ismaili i PDK-së është ngritur pak me 21,17% të votave.
Ndërkaq Daut Haradinaj ka 4,61% të votave.
Rezultatet LIVE.
***
Sipas rezultateve të deritanishme, Arben Vitia i VV-së po prin në Prishtinë me 42.48% të votave.
Përparim Rama i LDK-së, ka rënë në 30,71%.
Ndërsa, është ngritur për pak Uran Ismaili i PDK-së me 20,13%, përcjell Bota sot.
Ndërkaq, AAK me Daut Haradinajn, ka marrë 4,76% të votave.
Rezultatet ndiqni LIVE KËTU.
***
Arben Vitia i VV-së po vazhdon të prijë në kryeqytet.
Ai ka marrë 42% të votave, i ndjekur nga Përparim Rama i LDK-së me 31% të votave.
Uran Ismaili ka fituar 18%, ndërsa Daut Haradinaj 5% të votave
***
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka nisur numërimin e votave.
Në bazë të rezultateve të para, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia prin me 41 për qind.
I dyti është kandidati i LDK-së Përparim Rama me 30 për qind, përcjell Bota sot.
Uran Ismaili i PDK-së ka marrë mbi 13 për qind, ndërsa Daut Haradinaj i AAK-së 11 për qind.