Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s

Me synimin per t’i dhenë fund gjenocidit serb ndaj shqiptareve në Kosovë, Faruza Kallaba, pilote shqiptaro-amerikane, mori pjesë në 30 misione bombardimi te NATO-s.

Gjate 78 diteve te ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit diktatorial në Serbi të Slobodan Millosheviçit, ajo mori pjesë aktivisht, si pilote, në misione të furnizimit në ajër për avionet bombardues.