Besmir Lushaj
Në veprën e tij me dy vëllime, “Ditari i robërisë”, profesor Zekeria Cana jep një bilanc të përmasave të një gjenocidi të pashembullt që divizionet partizano-çetnike serbo-malazeze kryen ndaj shqiptarëve nga nëntori i vitit 1944 deri në prill të vitit 1945.
Zekeria Cana e perifrazoi këtë periudhë me termin “Golgotë shqiptare”.
Sipas tij, në Ferizaj dhe Llap, në nëntor dhe dhjetor të vitit 1944, partizano-çetnikët vranë mbi 2300 shqiptarë.
Në dhjetor të po këtij viti, këto divizione kryen masakrën e Gjilanit, ku u vranë 2000 shqiptarë.
Në masakrën e Drenicës, të janarit dhe shkurtit të vitit 1945, u vranë 430 shqiptarë luftetsré të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës dhe u masakruan afro 3000 civilë.
Zekeria Cana, në këtë vepër, shkruan se në masakrën e Tivarit numri i shqiptarëve të vrarë arrin deri në 4000.
Sipas tij, partizano-çetnikët e nisën vrasjen e shqiptarëve në territorin e Shqipnisë, nga Kukësi deri në Tamarë, ku u ekzekutuan afro 500 shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për në Tivar.
Një tjetër masakër e tmerrshme, për të cilën flet profesor Zekeria Cana në këtë vepër, asht edhe ajo e Raguzës në Dubrovnik në prill të 1945, ku 800 rwkrutë shqiptarë u mbyllën në një depo dhe u helmuan me gaz. Nga këta, vetëm 40 arritën të mbijetonin.
Zekeria Cana shkruan se partizano-çetnikët, nga viti 1944 deri në fillim të vitit 1946, vranë 48 mijë shqiptarë në Kosovë dhe në trojet etnike.
* Teksti ky i publikuar ne facebook nga z.Besmir Lushaj



