Partitë i intensifikojnë takimet me qytetarët, shiu nuk i ndali politikanët të vazhdojnë fushatën

Ka mbetur edhe një javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve, kurse partitë politike e ashpërsojnë fushatën. Premtojnë kanalizime, rrugë, shkolla dhe një jetë më të mirë për qytetarët. Partitë politike dhe kandidatët e tyre çdo ditë i promovojnë programet për zgjedhjet lokale. Fushata zgjedhore përfundon për një javë, pas çka, më 16 tetor vijon heshtja zgjedhore. Karvani “Më e mira për komunën time” i udhëheqhur nga LSDM-ja po qëndron në Mavrovë-Rostushë, Dibër, Vevçan, Strugë, kurse tubimin qendror e mban në Ohër.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja nën sloganin “Krijo një të ardhme të re” në Rosoman, Gradsko, Çashkë dhe me tubim qendror në Veles. Mickovski nga Prilepi premtoi se në momentin kur partia e tij do ta marrë udhëheqjen me Qeverinë, subvencionet bujqësore do të jenë 5% nga buxhet i shtetit.

Qries
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, nga Bogovina tha se më 17 tetor do të vijë fitorja e madhe dhe se do të vazhdojnë në rrugën e sukseseve të cilën e ka shtruar Albon Xhemaili me punën e tij.

Aktivitetet zgjedhore nga Ohri, Struga, Resnja dhe Debërca do t’i promovojë edhe Lëvizja “Të vendosur për ndryshime” e udhëhequr nga partia e gjelbër – PLD dhe RDM (DOM)./TV21