BDI: Qeveria e fotografive, dje në Dibër shpërndau çelësat e projektit të Qeverisë së kaluar

Nga partia opozitare shqiptare BDI, kanë reaguar në lidhje me shpërndarjen e banesave sociale në Dibër, gjatë ditës së djeshme. Nga atje thonë se Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim, shkruan Portalb.mk.

Nga BDI, thonë se Qeveria aktuale vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve se banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie”, thuhet në kumetsën e BDI-së.

Kjo parti shpjegon faktin se projekti është përgatutur dhe financuar nga Qeveria e kaluar, dhe se kjo sipas tyre tregon mënyrën e qeverisjes së tanishme për më shumë se dy vite.

Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar. Kjo është mënyra e tyre e qeverisjes gjatë këtyre dy viteve. Të tjerët i mendojnë projektet i sigurojnë mjetet i fillojnë punimet. Këta vijnë për fotografi’’, thotë BDI duke parashtruar njëkohësisht një pyetje të thjeshtë për VLEN-in:

Cili është projekti që vetë e keni menduar, financuar, nisur dhe përfunduar gjatë këtyre dy viteve?

“Por jo projekt të trashëguar prej qeverisë së kaluar apo projekt ku keni ardhur vetëm për të prerë shiritin ose për të shpërndarë çelësat. BDI uron familjarët në Dibër që ti gëzojnë banesat por për VLEN-in thotë që të tregojnë një projekt të vetëm. Le ta tregojnë një të vetëm. Familjeve në Dibër ua urojmë banesat.Por qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta: Qeveria dje nuk promovoi punën e saj. Promovoi edhe një projekt të përfunduar nga të tjerët.Dy vjet pushtet. Shumë fotografi. Asnjë projekt i tyre”, thonë nga BDI.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në një ceremoni u ndajtën 47 çelësa të banesave sociale të ndërtuara për qytetarët që kanë përmbushur kushtet sipas thirrjes publike dhe kritereve të përcaktuara me ligj.