Nga Maqedonia në Angli, pa karantinë dhe testim të qytetarëve të vaksinuar

Masat për udhëtim në vendet e Evropës dhe botës janë lehtësuar për ata që janë vaksinuar me dy doza të anti-covid vaksinës, por kjo nuk është ashtu edhe për të pavaksinuarit. Ata mund të hyjnë me PCR test negativ, por nuk do të kenë mundësi të vizitojnë institucione, qendra tregtare, pa u testuar. Duke pasur parasysh se Anglia i lehtësoi masat për turistët tanë, ja çka nënkupton kjo:

“Lehtësimi i masave do të thotë se nuk do të ketë karantinë prej 10 ditëve gjatë hyrjes në Angli dhe nëse dikush është imunizuar konkretisht me vaksinën Fajzer do të mund të hyjë dhe të ndjekë ndonjë ndeshje futbolli, në restorant ose kafene. Deri më tani nuk ishte ashtu, edhe të vaksinuarit ishte dashur të testohen para çdo ndeshjeje, para se të hyjnë në restorant apo kafene. Tani masat janë zbutur, por kjo është përparësi vetëm për të vaksinuarit, por jo edhe për qytetarët e pavaksinuar”, tha Arkan Kerim, ish kryetar i Odës Ekonomike për Turizëm.

Qries
Siç shton Kerimi, që të mos keni ndonjë problem gjatë hyrjes në këtë vend, opsioni më i mirë është që të vaksinoheni me Fajzer apo Moderna, por jo edhe me Sinovak apo Sputnik./TV21