Operacioni i shumëpritur statistikor e cila në shtet po pritet pothuajse 20 vite, po përfundon dhe në vazhdimësi janë kontrollet e fundit nga terreni për regjistrimin e atyre amvisërive të cilat nga arsye të ndryshme nuk janë përfshirë në regjistrim.
Në pjesën më të madhe të komunave mbarë shtetit, aktivitet e terrenit janë në përfundim dhe aty po zhvillohen aktivitet teknike për dorëzimin e materialeve dhe pajisjeve teknike.
Në disa mjedise, regjistruesit janë në terren dhe ende vizitojnë amvisëri që askush të mos mbetet pa u regjistruar. Këto janë raste të izoluara në të cilat regjistruesit nuk kanë arritur të bien të kontakt me qytetarët dhe ti regjistrojnë dhe për këtë Enti Shtetëror i Statistikave deri tek të gjithë qytetarët e pa regjistruar ende, i bënë thirrje qe të vizitojnë pikat në komunat e tyre dhe të regjistrohen. Gjithashtu, edhe në ndërtesën e Entit Shtetëror të Statistikave, në rrugën Dame Gruev, nr 4c ka një pikë ku mund të regjistrohen personat nga i gjithë territori i Qytetit të Shkupit.
Sonte në ora 20:00 do të mbyllet aplikacioni i regjistrimit në vend por edhe aplikacionit i vetëregjistrimit në diasporë. Mbeten edhe disa orë për tu bërë kontrollet e fundit në teren edhe në orën 20:00 do të mund të publikomë se përfundimisht, pas 20 viteve Enti Shtetëror i Statistikave, me sukses e ka realizuar operacionin më të madh statistikor. /SHENJA/
Lajme Në ora 20:00 përfundon regjistrimi