Vazhdon patrullimi i KFOR-it në Jarinjë

Po vazhdon edhe më tutje patrullimi i KFOR-it në pikën kufitare në Jarinjë,

Në pamjet e e realizuara nga ekipi i Klan Kosovës që po qëndron në Jarinjë, shihen pjesëtare të misionit paqeruajtës i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë duke lëvizur në Jarinjë.

Sot është dita e 11-të me radhë që serbët janë duke protestuar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, duke i bllokuar kështu rrugët për qarkullim.