Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po pranojnë masën e reciprocitetit për targat të vënë nga qeveria Kurti.
Siç ka thënë komandanti i stacionit të Zjarrfikësve, Sasha Bozhoviq, zjarri ka përfshirë dy zyre atje, përcjell Bota Sot.
Gjatë periudhës kur zjarri ka përfshirë këtë ndërtesë, ai ka bërë të ditur se askush nuk ndodhet brenda. Sipas tij, flakët janë shuar rreth orës 2:30 pas mesnate.
***
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas sulmit në Qendren e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe në Qendren e Regjistrimit Civil në Zveçan Sveçla këto veprimi i cilësoi si akte kriminael me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë.
“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, njoftoi ministri Sveçla përmes një njoftimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes. Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri. Ministria e Punëve të Brendshme me agjencitë e saj angazhohet për rend, siguri dhe sundim të ligjit dhe është garant i vendimeve sovrane të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përkundër veprimeve të tilla do të vazhdoj me angazhim të plotë në zbatimin e vendimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ftojmë qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve./Bota Sot