Sot në Shkup do të mbahet “Forumi socio- ekologjik Shkupi 2021”. Për këtë shkak, Sektori për Punë të Brendshme –Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët e territorit më të gjerë qendror në Shkup.
SPB -Shkup apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektohen urdhrat që do t’i japin nëpunësit e uniformuar policor.