U arrestuan dy 31-vjeçarë, u kapën me drogë

Më 13.09.2021 në ora 20:20 në rrugën “Shkupi” në Shkup janë arrestuar F.Ç.(31) dhe I.G.(31), të dy nga Shkupi, ka njoftuar Ministria e punëve të Brendshme.

“Gjatë kontrollit të veturës “Reno” me targa të Shkupit me shofer F.Ç. dhe bashkudhëtar I.G., dhe gjatë kontrollit personal të F.Ç. është gjetur dhe marrë pluhur droge. Gjithashtu, I.G. është kërkuar me fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg në Burgun e Kumanovës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, ndërkaq I.G. do të dërgohet në burg për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.