Një tërmet prej 6.2 ballë godet Japoninë

Një tërmet me fuqi 6,2 ballë ka ndodhur në brigjet jugore të rajonit Tokaido të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) raportoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 450 kilometrave.

Pas tërmetit nuk u dha asnjë alarm për cunami.