Udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë i kaluan 10 000 deri në fund të gushtit

Udhëtimet me trenat e mallrave Kinë-Evropë kanë pasur një hov të madh rritjeje që nga fillimi i vitit 2021, duke arritur në 10 030 deri në fund të gushtit, 32 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, treguan të dhënat nga Grupi Shtetëror i Hekurudhave i Kinës të publikuara të enjten.

Gjatë periudhës, trenat e mallrave transportuan afërsisht 964 000 kontejnerë standardë mallrash, duke u shtuar 40 për qind krahasuar me njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ky ishte muaji i gjashtëmbëdhjetë me radhë që udhëtimet e bëra nga trenat e mallrave Kinë-Evropë arritën më shumë se 1 000, bëri të ditur kompania, duke shtuar se numri i përgjithshëm i udhëtimeve me tren i ka kaluar 10 mijë dy muaj më parë se vitin e kaluar.

Deri më tani, trenat e mallrave Kinë-Evropë që udhëtojnë përgjatë 73 linjave kanë arritur në më shumë se 170 qytete në 23 vende evropiane. Shërbimet e trenit siguruan gjithashtu mbështetje transporti për zhvillimin ekonomik dhe social në vendet dhe rajonet përgjatë “Një brez, një rrugë”.(Artan)