Tragjedia në Elbasan, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri – reagimi i dhimbshëm i tij (VIDEO)

Xhuljano Bullari u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicsë në Vlorë.Ai ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur pa shenja jetë në një makinë tip “Fiat”, me targa të Tiranës.Familjarët e tij e kanë marrë vesh nga mediat lajmin për vrasjen e Xhulianos.

Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse, teksa gazetari i TV Syri raporton live nga stacioni i policisë për vdekjen e 25 vjeçarit.Në momentin kur ai konfirmon emrin e tij, prapa shpinës i afrohet një person që dëgjon me vëmendje.Ai rezultoi të jetë babai i 25 vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ka ndërruar jetë dhe reagimi i tij ishte mjaft prekës.