Ka vdekur analisti e politologu Ramush Tahiri.
Ai gjatë këtij viti kishte qenë i prekur me COVID-19.
Pas vetes Tahiri ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.
Ai qenë këshilltar politik i presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.
Mësohet se nesër do të mbahet mbledhje komomerative për nder të tij. Tahiri ishte i diplomuar për shkenca politike në Zagreb, ndërsa ishte edhe redaktor përgjegjës i gazetës Rilindja në Tiranë. Punoi dhe shkroi për shumë media tjera.