Ende ka zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe atë te fshati Budinarcë në Komunën e Berovës, i cili ditëve të fundit theksohej vazhdimisht si më i madhi, në të cilin janë të angazhuar më shumë se 500 persona në shuarjen e tij. Nga Qendra për Menaxhim të Krizave thonë se ky zjarr dalëngadalë po vihet nën kontroll.
Stojançe Angelov, drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave
“Në vendngjarjen e këtij zjarri kemi 130 zjarrfikës nga Austria me 52 automjete, 45 persona nga Sllovenia me katër automjete zjarrfikësash dhe 25 persona nga Bullgaria me pesë automjete. Përveç kësaj kemi më shumë se njëqind zjarrfikës lokalë. Kemi më shumë se 130 pjesëtar të policisë. Pjesëtarët e ushtrisë, pjesëtarët e ‘Pyjeve Kombëtare’, të cilët gjithashtu kanë shërbime kundër zjarrit”.