Grupi i këshilltarëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Tetovë akuzon komunën për tentim të tjetërsimit të pronës publike përmes një projekti të partneritetit publiko-privat.
Sipas AKI-së, projekti përfshin parcelën prej 6.768 metrash katrorë, ku ndodhet stacioni i zjarrfikësve. Partia pretendon se komuna do të vinte në dispozicion pronën publike dhe do të paguante edhe 7,77 milionë euro, ndërsa partnerit privat do t’i takonin 40 për qind e kompleksit.
AKI kërkon tërheqjen e menjëhershme të propozimit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike.(tetova1.mk)





