Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Janë aplikuar gjithsej 944.731 doza të vaksinave, ndërsa 416.614 qytetarë janë rivaksinuar. Dje janë vaksinuar gjithsej 10.179 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.993 qytetarë.
65% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 62% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 58% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
47% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Lajme Dje janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë



