Fillojnë aktivitetet për vaksinimin në terren

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë filluar aktivitetet për realizimin e vaksinimit në terren, që do të realizohet nga shtëpitë e shëndetit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka realizuar takim pune sot me drejtorët e Shtëpive të shëndetit në shtet dhe anëtarët e Grupit nacional të punës për aktivitetet që duhet të ndërmerren për organizimin e vaksinimit në terren.

“Shtëpitë e shëndetit deri të premten duhet të përgatisin plan dhe organizim për çdo ditë, kohë dhe vend për vaksinimin në terren. Qytetarët që do të pranojnë dozën e parë në pikën mobile, të njëjtin do të rivaksinohen në terren”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.