Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se pas gjyqtarëve, për paga më të lartë po diskutohet edhe për prokurorët.
“Kisha mundësi sot për këtë temë të bisedoj me kryetarin e Shoqatës së prokurorëve publikë, prokurorin Todor Vitlarov. Ai më përmendi disa standarde të caktuara ndërkombëtare ku kërkohet të hyrat e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë në të njëjtin nivel. Qeveria këtë e vërtetoi dhe intenca është që në bisedimet me Ministrinë e Finanacave ta vërtetojmë që rritja e pagës për 10% të jetë sivjet dhe vitin e ardhshëm për 5%”, tha Mariçiq. /SHENJA/