Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e veta në rrugët magjistrale.
Aktivitet i shtuar i tyre vërehet edhe në Vetërrnik.
Njësitet policore po zhvillojnë kontrolla tek automjetet me targa të Serbisë, që kanë ardhur në shënimin e Vidovdanit që shënohet çdo 28 qershor në Gazimestan afër Obiliqit.
Secilin vit rrugët magjistrale që shpien në këtë drejtim bllokohen nga numri i madh i veturave.
Policia po ashtu i ka konfiskuar bluzat provokuese të pjesëmarrësve, njofton Klankosova.tv.