192 shkelje trafiku në Shkup, 31 për vozitje të shpejtë

Në territorin e qytetit të Shkupit në aksionet kontrolluese gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 192 gjoba, në mesin e të cilave për tejkalim të shpejtësisë 31 sanksione, nëntë për vozitje pa patentë shoferi, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Janë shqiptuar edhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 13 gjoba për motoçiklistë dhe tre për makina të paregjistruara.