Kristino Ronaldo tërbon UEFA-n, sulmon sponsorin Coca Cola

Cristiano Ronaldo ka tërbuar Uefa-n duke sulmuar sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku ai largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara.
Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez nuk mundte dot as t’i shikonte shishet dhe i largoi me shpejtësi. Menjëherë ai mori në duar një shishe ujë dhe bërtiti: “Pi ujë!”
36-vjeçari është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën e tij dhe regjimin e fitnesit, kështu që nuk është
për t’u habitur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.