Pjanic – Jorginho, Barcelona e gatshme të realizojë një operacion shkëmbimi

Braziliani ka qenë një shtyllë themelore në suksesin e Tuchel këtë sezon dhe kjo padyshim ka bërë që Blaugranas të përqendrohen te Italiano-Braziliani, raporton Todofichajes, përcjell lajmi.net.

Blaugranët e kanë të qartë se sa i vështirë është një operacion i tillë, mirëpo kanë një plan në mendje për ta realizuar transferimin e tij.

Miralem Pjanic është njëri nga lojtarët me më së paku minuta në drejtimin e Ronald Koeman dhe klubi ka kërkuar një rrugëdalje për të.

Barcelona mund ta përfshi në këtë operacion boshnjakun ose ta shesë atë për të financiuar transferimin e Jorginhos në Camp Nou thuhet nga mediumi spanjoll Todofichajes.