Një shpërthim brenda një xhamie në një lagje në veri të Kabulit, të premten, ka shkaktuar vdekjen e katër adhuruesve dhe plagosjen e mbi 20 të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kabulit, i cili tha se eksplozivët ishin vendosur brenda xhamisë.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, ndërsa Policia e Kabulit ka nisur një hetim për ngjarjen.
Shpërthimi vjen ndërsa Talebanët dhe qeveria afgane njoftuan një armëpushim tri-ditor pas muajit të agjërimit të Ramazanit, për festivalin Islamik Eid-al-Fitr.