Funerali do të nis nga shtëpia e të ndjerit në Novosellë, theksohet në njoftimin për varrimin e tij.
Ndryshe i dyshuari në këtë rast, kushëriri i viktimës, Faton Brahimi është arratisur nga vendi i ngjarjes dje ndërsa sot Policia e Kosovës e shpalli të njëjtin person në kërkim, transmeton lajmi.net.
Policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me të dyshuarin dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në rast se hasin në të.
I njëjti thuhet të jetë i rrezikshëm dhe i armatosur./